Kryediplomati kinez uron Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Indisë për rimarrjen e detyrës
2024-07-10 18:26:51

Foto nga VCG

Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, ministër i Punëve të Jashtme dhe përfaqësues i posaçëm i Kinës për çështjen e kufirit kino-indian, i dërgoi të martën një mesazh urimi Ajit Dovalit, që është riemëruar në detyrën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Indisë dhe të përfaqësuesit të posaçëm të Indisë për çështjen e kufirit kino-indian.

Wang Yi u shpreh se Kina dhe India janë vendet në zhvillim me popullsi më të madhe në botë dhe ekonomi të reja. Marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve e kalojnë sferën dypalëshe dhe kanë rëndësi të madhe për botën. "Dëshiroj që së bashku me z. Doval të bëjmë përpjekje për të realizuar konsensusin e arritur nga liderët e të dy vendeve dhe për t'i trajtuar siç duhet problemet e tanishme të kufirit, duke ruajtur paqen e sigurinë në zonën kufitare," theksoi kreu i diplomacisë kineze. (Çang Çuo)