Kinë, rriten 0.2 % çmimet e konsumit në qershor
2024-07-10 14:14:11

Muajin e kaluar çmimet e konsumit në Kinë u rritën 0.2 % në krahasim me qershorin e vjetshëm. Ndër to, çmimet e produkteve ushqimore u ulën 2.1 %, kurse të produkteve joushqimore u rritën me 0.8 %. Çmimet e produkteve të mallrave të konsumit ranë 0.1 %, kurse të shërbimeve u shtuan 0.7 %.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në gjashtëmujorin e parë të sivjetshëm, çmimet e konsumit në Kinë u rritën 0.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në krahasim me muajin maj, në qershor çmimet e konsumit u ulën 0.2 %, të produkteve ushqimore 0.6 %, të atyre joushqimore 0.2 % e të mallrave të konsumit 0.4 %. Ndërkohë, çmimet e shërbimeve mbetën të pandryshuara.

Foto:VCG

Foto:VCG

 (Zhang Yan/Artan)