Forumi për zhvillim i të rinjve nga të dy anët e ngushticës zhvillohet në Hangzhou
2024-07-10 16:15:12

Mbi 1000 të ftuar dhe përfaqësues të të rinjve nga e gjithë ngushtica e Tajvanit u mblodhën për të promovuar lidhje më të ngushta dhe zhvillim të integruar në një forum të zhvilluar në qytetin Hangzhou, në provincën Zhejiang të Kinës lindore, shkruan “Xinhua”.

Zyrtari i lartë i Çështjeve të Tajvanit në Kinën kontinentale, Song Tao, u zotua për përpjekje të vazhdueshme për të krijuar kushte më të mira dhe më shumë mundësi për rritjen dhe suksesin e të rinjve nga të dy anët e ngushticës.

Song u bëri thirrje të rinjve që të kundërshtojnë ndërhyrjen e jashtme, të promovojnë shkëmbimet në të dy anët e ngushticës, si dhe të ketë bashkëpunim në të gjitha fushat.

Veprimtaria e hapjes pati fjalime kryesore dhe diskutime që përfshinin të ftuar dhe përfaqësues të të rinjve, si dhe shfaqje kulturore.

Forumi, i cili zgjat deri të premten, gjithashtu u mundëson pjesëmarrësve të fitojnë një kuptim më të mirë të zhvillimit kulturor, ekonomik dhe social të vendit duke pritur një sërë seminaresh mbi tema të ndryshme, duke përfshirë trashëgiminë kulturore jomateriale, transmetimin e drejtpërdrejtë të tregtisë elektronike dhe risitë në shkencën teknologjike. (Elona)