Protesta në Barcelonë kundër turizmit masiv
2024-07-10 15:02:10

Mijëra persona protestuan në rrugët e Barcelonës kundër turizmit masiv. Ata kërkojnë të vendoset një kufi për turizmin dhe një model të ri ekonomik, që do të reduktonte miliona turistë që vizitojnë çdo vit qytetin, shkruan “RTSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Nuk kam asgjë kundër turizmit, por këtu në Barcelonë po vuajmë nga një tepricë e turizmit që e ka bërë qytetin të pajetueshëm”,- tha një prej protestueve.

Kostot gjithnjë në rritje të strehimit të Barcelonës, të cilat janë rritur me 68% në dekadën e fundit, ishin ndër çështjet kryesore të ngritura nga demonstruesit, së bashku me ndikimin e turizmit në tregtinë lokale dhe kushtet e punës në qytetin spanjoll.

Kryetari i bashkisë së Barcelonës, Jaume Collboni, njoftoi në qershor një plan për të hequr të gjitha qiratë afatshkurtra deri në vitin 2028. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Spanja priti 85 milionë vizitorë të huaj në vitin 2023, një rritje prej 18.7 për qind nga një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, ndërsa rajoni më i vizituar ishte Katalonja, kryeqendra e së cilës është Barcelona, me 18 milionë turistë. (Elona)