Kryebashkiaku Veliaj: Tirana, destinacioni i preferuar i turistëve të huaj
2024-07-10 15:06:53

Kryebashkiaku Veliaj (Foto ATSh)

Kryebashkiaku Veliaj (Foto ATSh)

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit shqiptar, Erion Veliaj, deklaroi se Tirana po kthehet në destinacionin e preferuar të shumë turistëve nga e gjitha bota, duke pritur 1 milionë vizitorë në muaj, ndërsa takoi disa prej tyre në sheshin “Skënderbej”, shkruan “ATSH”.

Në promovimin e pikës së informacionit për turistët në sheshin kryesor të Tiranës, Veliaj foli për transformimin e qytetit dhe potencialin turistik që ofron ai.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi rëndësinë e turizmit për ekonominë e qytetit dhe shprehu kënaqësinë për faktin se Tirana po shndërrohet, gjithnjë e më shumë, në një qendër tërheqëse për turistët nga e gjithë bota.

Turistët e pranishëm u shprehën entuziastë për mikpritjen dhe për bukuritë që ofron Tirana. Ata vlerësuan ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në qytet dhe shprehën dëshirën për t’u kthyer përsëri. (Elona)