Ministrja Denaj: Mbështetje për fermerët për prodhimet bujqësore
2024-07-10 15:54:51

Bime aromatike (Foto Atsh)

Bime aromatike (Foto Atsh)

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi se dikasteri që ajo drejton u ofron në çdo hap fermerëve mbështetje, për çuarjen përpara të prodhimit bujqësor me cilësi dhe standarde, që garanton eksporte dhe vlerë të shtuar ekonomike, shkruan “ATSH”.

Ministrja vizitoi Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) në Shkodër, e specializuar në sektorin e bimëve aromatike dhe medicinale dhe misrit, dhe u njoh nga afër me mënyrën e përkujdesjes për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

“Synojmë të ndërtojmë një model të ri në shërbim të fermerëve, me aplikimin e teknologjive më të fundit, si dhe sigurimin e ekspertizës teknike të nevojshme për rritjen e prodhimit cilësor”,- tha ministrja Denaj. (Elona)