Profesionistë të rinj ligjorë nga Hong Kongu dhe Makao, në Pekin për eventin e shkëmbimit
2024-07-10 16:58:33

CFP

Rreth 60 profesionistë të rinj ligjorë dhe studentë të shkollave juridike nga Rajonet e Posaçme Administrative të Hong Kongut dhe Makaos janë mbledhur në Pekin për një ngjarje shkëmbimi njëjavore, shkruan “Xinhua”.

Ngjarja, e mbajtur çdo vit që nga viti 2008, sponsorizohet nga Shoqëria Juridike e Kinës (CLS) dhe përbëhet nga aktivitete shkëmbimi në Pekin dhe Nanjing, kryeqendra e provincës Jiangsu të Kinës lindore.

Veprimtaria synon të ndihmojë të rinjtë nga Hong Kongu dhe Makao të mësojnë më shumë rreth pjesës kontinentale dhe të shkëmbejnë ide me homologët e tyre, tha Zhang Ming, nënkryetar i CLS-së, duke u bërë thirrje të rinjve të jenë patriotë të vendosur, të kenë besim në "një vend, dy sisteme" dhe të kontribuojnë në modernizimin kinez.

Deng Zhonghua, kreu i Shoqatës Kineze të Studimeve të Hong Kongut dhe Makaos, u bëri thirrje të rinjve nga këto rajone që të vazhdojnë traditën e shkëlqyer të dashurisë për vendin dhe rajonet e tyre, të mbështesin sundimin e ligjit dhe ta përdorin mençurinë e tyre për të ndërtuar një vend të fortë dhe për të rinovuar kombin kinez.  (Elona)