Vendet dhe rajonet e nismës “Një brez, një rrugë” kërkojnë mundësi në Gansu
2024-07-10 14:56:50

Përfaqësuesit nga vendet dhe rajonet e përfshira në nismën “Një brez, një rrugë” thanë në Panairin e 30-të të Investimeve dhe Tregtisë në Lanzhou në Kinë se ata do të nxisin më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimet me provincën Gansu të Kinës veriperëndimore, shkruan “China Daily”.

Foto:VCG

Vizitorë në Panairin e 30-të të Investimeve dhe Tregtisë në Lanzhou(Foto:VCG)

Ngjarja me temë “Ndarja e mundësive, kërkimi i zhvillimit dhe krijimi i prosperitetit së bashku”, u zhvillua në Lanzhou, kryeqendra e provincës Gansu.

Eventi ka tërhequr përfaqësues nga vendet dhe rajonet e “Një brez, një rrugë”, organizatat ndërkombëtare, ndërmarrjet e njohura jashtë shtetit dhe shoqatat e biznesit, për të kryer aktivitete të promovimit të investimeve dhe lehtësimit të tregtisë në shumë nivele dhe sektorë.

Një total prej 1325 projektesh investimi me vlerë 604 miliardë juanë (83 miliardë dollarë) pritet të nënshkruhen gjatë kësaj ngjarjeje, sipas organizatorëve. (Elona)