Digjitalizohet diploma e maturës shtetërore, mund të merret në e-Albania
2024-07-10 16:40:02

Diploma (Foto Atsh)

Diploma (Foto Atsh)

Pas certifikatës së maturës shtetërore, e-Albania ka digjitalizuar edhe diplomën.

Drejtoresha e përgjithshme e AKSHI-t, Linda Karçanaj, deklaroi se me digjitalizimin e diplomës nuk ka më qëndrime të gjata për të tërhequr dokumentin pranë shkollave të mesme të vendit, shkruan “ATSH”.

“Me vetëm një klik në e-Albania, diploma e maturës gjenerohet në kohë reale dhe pajiset me vulë elektronike”,- tha Karçanaj.

Sistemi i ri e-Matura ka digjitalizuar të gjitha proceset e maturës, duke mundësuar marrjen e diplomës së maturës në mënyrë elektronike.

Këto dokumente dërgohen automatikisht nga sistemi e-Matura në e-Albania, ku maturantët mund t’i gjejnë në çdo kohë në rubrikën “Dokumentet e mia”. (Elona)