Rritja e mbajtësve të patentave të huaja sinjalizon besim në mbrojtjen e pronësisë intelektuale në Kinë
2024-07-10 15:15:59

Kina ka regjistruar rritje të patentave dhe markat tregtare të dhëna për të huajt, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale të Kinës (CNIPA), citon “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Numri i patentave efektive të shpikjeve në pronësi të aplikantëve të huaj në Kinë i tejkaloi 900.000 vitin e kaluar, një rritje prej gati 5 për qind në baza vjetore.

Sektori i markave tregtare gjithashtu ka dëshmuar rritje, me numrin e regjistrimeve të vlefshme nga aplikantët e huaj në Kinë që ka kaluar 2.1 milionë, duke shënuar një rritje vjetore prej 3.4 për qind.

“Kjo rritje tregon besimin e ndërmarrjeve të huaja në mbrojtjen e pronës intelektuale (IP) në Kinë”,- deklaroi Shen Changyu, kreu i CNIPA, gjatë një simpoziumi ku morën pjesë përfaqësues nga 11 ndërmarrje të financuara nga jashtë, duke përfshirë “AstraZeneca”, “Ford Motor”, “LEGO” dhe “Tesla”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Duke vënë në dukje se mbrojtja e rreptë e pronësisë intelektuale është një shqetësim kryesor për kompanitë e huaja, Shen tha se Kina mbetet e përkushtuar për të ofruar mbrojtje të barabartë të pronësisë intelektuale si për ndërmarrjet vendase ashtu edhe për ato të huaja.

Përfaqësuesit e këtyre ndërmarrjeve të huaja paraqitën kërkesat dhe sugjerimet e tyre për mbrojtjen e pronësisë intelektuale në simpoziumin e mbajtur në fillim të këtij muaji. (Elona)