Hapet Forumi i 10-të i Qytetërimit Botëror Nishan
2024-07-10 19:21:10

Të mërkurën u hap në Qufu të provincës Shandong të Kinës Lindore Forumi i 10-të i Qytetërimit Botëror Nishan, i cili fokusohet në kulturën tradicionale dhe qytetërimin modern. Forumi do të ketë më shumë se 20 aktivitete, duke përfshirë fjalimet kryesore, intervistat e nivelit të lartë, panelet e diskutimit etj.

Forumi Botëror i Qytetërimit Nishan promovon në mënyrë aktive shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjelltë midis vendeve, grupeve etnike dhe kulturave të ndryshme në botë. Ai fokusohet në çështjet kryesore me interes të përbashkët dhe pasurohet me mençuri nga shkëmbimet dhe diskutimet.

Forumi është i organizuar në gjashtë nëntema, duke përfshirë "Shkëmbimet dhe mësimet e ndërsjellta të qytetërimeve nën sfidat globale", aktivitete si Dialogu i Qytetërimeve Klasike Kinë-Itali etj. (Çang Çuo)