Presidenti Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin e Guinea-Bissau
2024-07-10 19:11:13

Foto nga VCG

Të mërkurën Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedime në Pekin me Umaro Sissoco Embalo, President i Republikës së Guinea-Bissau. 

Xi Jinping vuri në dukje se Kina dhe Guinea-Bissau kanë një histori të veçantë miqësie. Himni kombëtar i Guinea-Bissau, "Ky është vendi që ne duam" i cili u interpretua në ceremoninë e mirëseardhjes, u shkrua nga Cabral, babai themelues i Guinea-Bissaut dhe u kompozua nga kompozitori kinez Xiao He. Kjo është një histori e bukur e shkëmbimeve mes dy vendeve, gjithashtu një histori e shkëlqyer mes dy popujve.

Umaro Sissoco Embalo tha: "Presidenti Xi sapo përmendi himnin kombëtar të vendit tonë, të cilin ne e këndojmë përditë. Ai u shkrua nga babai ynë themelues dhe u kompozua nga miqtë nga Kina. Ky është një fakt që nuk mund ta harrojmë kurrë. Kina na ka përkrahur githmonë dhe ne i kemi qëndruar gjithmonë pranë Kinës. Kina ka ndihmuar jo vetëm Guinea-Bissaun, por edhe të gjithë kontinentin afrikan. (Çang Çuo)