Kina dhe Tajlanda zotohen të zgjerojnë shkëmbimet e të rrisin bashkëpunimin
2024-07-10 14:29:28

Të martën në Pekin, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi bashkëdrejtoi me homologun e tij tajlandez Maris Sangiampongsa mbledhjen e dytë të Mekanizmit të Konsultimit ndërmjet Ministrave të Punëve të Jashtme të Kinës e Tajlandës.

Foto:MPJ

Foto:MPJ

Duke i quajtur të dy vendet si fqinj, të afërm dhe miq të mirë, Wang tha se Kina e Tajlanda kanë besimin e ndërsjellë dhe përparojnë krah për krah.

Kina është partnerja më e madhe tregtare e Tajlandës për më shumë se 10 vjet me radhë dhe është bërë burimi më i madh i investimeve të huaja në Tajlandë, theksoi ministri i Jashtëm i Kinës, duke shtuar se deri tani këtë vit numri i turistëve kinezë në Tajlandë i ka kaluar 3 milionët.

Kryediplomati kinez u shpreh se Kina e konsideron Tajlandën si një partnere të besueshme e një forcë për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon, dhe e mbështet Tajlandën të luajë një rol më të rëndësishëm në çështjet globale dhe rajonale.

Foto:MPJ

Foto:MPJ

Për sa i përket marrëveshjes që hyri në fuqi më 1 mars për heqjen e ndërsjellë të vizave midis Kinës dhe Tajlandës, Wang Yi tha se të dy palët duhet ta shfrytëzojnë mirë "epokën pa viza" për të zgjeruar shkëmbimet njerëzore dhe për të intensifikuar shkëmbimet ndërmjet të rinjve të të dy vendeve, për vijimin e miqësisë kino-tajlandeze.

Nga ana e tij, Maris tha se Tajlanda u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve  me Kinën dhe do të vazhdojë t'i përmbahet politikës së “një Kine”.

Tajlanda është e angazhuar për forcimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit midis qeverive, ndërmarrjeve e popujve të të dy vendeve, për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm e afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe, tha ai. (Zhang Yan/Artan)