Kina aktivizon përgjigjen emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në Jiangsu
2024-07-10 15:10:18

Shtabi Shtetëror për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Ndihmën ndaj Thatësirës në Kinë aktivizoi të martën një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në provincën Jiangsu, në Kinën lindore.

Foto:VCG

Përmbytje në Nankin, provincë Jiangsu(Foto:VCG)

Përmbytje në Nankin, provincë Jiangsu(Foto:VCG)

Nga e marta deri të shtunën, shiu i dendur deri në shi të rrëmbyeshëm pritet të godasë pjesën jugore të rajonit Huang-Huai dhe zonat midis lumenjve Yangtze dhe Huaihe, bëri të ditur Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, duke cituar parashikimet e motit, shkruan “Xinhua”.

Autoritetet e motit lëshuan të martën një alarm të verdhë, paralajmërimi i tretë më i rëndë, për stuhi shiu në rajon.

Përgjigjja e nivelit IV është më e ulëta në sistemin e përgjigjes emergjente me katër nivele të Kinës. (Elona)