Kina aktivizon reagimin emergjent për përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Shandong
2024-07-09 15:07:00

CFP

CFP

Shtabi Shtetëror i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës aktivizoi një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në Shandong, ndërsa reshjet e dendura të shiut vazhdojnë në provincën lindore kineze, njofton “Xinhua”.

Sipas autoriteteve meteorologjike, parashikohet të ketë shira të rrëmbyeshëm deri më 13 korrik në të gjithë pjesën jugore të provincës, gjë që pritet të shkaktojë rritjen e nivelit të ujit në lumenjtë kryesorë që rrjedhin nëpër Shandong dhe rajonet ngjitur.

Gjatë një takimi të mbajtur të dielën, Ministria e Menaxhimit të Emergjencave u kërkoi qeverive vendore në 10 rajone të goditura nga përmbytjet, duke përfshirë Hunan, Shandong dhe Henan, që të intensifikojnë patrullimet përgjatë  rezervuarëve për të zbutur rreziqet e mundshme.

CFP

CFP

Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele për kontrollin e përmbytjeve, me nivelin I që është më i ashpri i reagimit.  (Fatosi)