Xi jep urdhër për gradimin si gjeneralkolonel
2024-07-09 19:53:00

Foto nga CMG

Të martën Komisioni Qendror Ushtarak i Kinës zhvilloi në Pekin një ceremoni gradimi. Kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping mori pjesë në ceremoni.

Xi dha certifikatën e urdhrit për gradimin e He Hongjun-it si gjeneralkolonel dhe i shprehu atij urime. He Hongjun-i është zëvendësdrejtor ekzekutiv i Departamentit të Punës Politike të Komisionit Qendror Ushtarak.

Zhang Youxia, nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, shpalli urdhrin e gradimit, të firmosur nga Xi.

Gjeneralkolonel është grada më e lartë për oficerët e ushtrisë në shërbim aktiv në Kinë. (Çang Çuo)