Presidenti turk kërkon nga Izraeli të ndalë masakrat çnjerëzore në Gaza
2024-07-09 15:33:57

Presidenti turk (Foto Panorama)

Presidenti turk (Foto Panorama)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar veprimet e Izraelit në rajon, duke i kërkuar që të ndalë masakrat çnjerëzore në Rripin e Gazës, shkruan “ATSH”.

“Izraeli duhet të ndalojë këmbënguljen për vazhdimin e këtyre masakrave dhe t’i japë fund këtyre sulmeve çnjerëzore. Deri më sot, është Izraeli ai që ka insistuar në sulme dhe masakra të vazhdueshme. Është Izraeli ai që shkel të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar”,- u tha presidenti turk gazetarëve në fluturimin e tij të kthimit nga Gjermania.

Presidenti Erdogan gjithashtu shprehu shqetësime për ambiciet rajonale të Izraelit.

“Udhëheqësit izraelitë kërcënojnë Libanin që të lehtësojnë veten. Izraeli duhet të heqë dorë nga synimi i tij për të përhapur konflikte në rajon”,- theksoi presidenti turk. (Fatosi)