Reshjet vonojnë fluturimet në provincën qendrore të Kinës
2024-07-09 15:19:52

Reshjet e fundit të shiut kanë vonuar fluturimet dhe kanë mbyllur autostradat në provincën Henan të Kinës qendrore, shkruan “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Reshjet kanë qenë më të mëdha në pjesët perëndimore dhe veriqendrore të Henanit, duke përfshirë kryeqendrën Zhengzhou, duke arritur deri në 145 mm, thanë autoritetet lokale meteorologjike.

Deri mëngjesin e të hënës, hyrjet në autostradën Zhengzhou-Shaolin Temple dhe Zhengzhou Ring Expressway u mbyllën për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Një fluturim nga Changchun, në provincën Jilin të Kinës verilindore, për në Zhengzhou u anulua, ndërsa pesë fluturime të tjera të brendshme u vonuan për shkak të motit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Departamenti provincial i Transportit ka publikuar informacione për motin dhe rrugët nëpërmjet mediave sociale, transmetimeve radiofonike, televizionit dhe ekraneve elektronike në anë të rrugës, si dhe ka përgatitur paraprakisht materiale ndihme për fatkeqësitë në vendet e prira për rrëshqitje dheu e balte shkëmbore, si dhe shembje.

550 ekipe të reagimit emergjent, të përbërë nga rreth 30.000 persona, gjenden në terren. Përveç kësaj, më shumë se 8000 automjete, 283 anije dhe 2711 pajisje të mëdha shpëtimi, duke përfshirë vinça, buldozerë dhe makineri gërmimi, si dhe pajisje emergjente si pompat e ujit dhe alternatorët, janë vënë në dispozicion, për të përballuar situata ekstreme, si ndërpreja e energjisë elektrike.  (Fatosi)