Presidenti francez i kërkon kryeministrit të qëndrojë në detyrë për stabilitetin e vendit
2024-07-09 16:22:24

Kryeministri francez (Foto Euronewsalbania)

Kryeministri francez (Foto Euronewsalbania)

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka kërkuar kryeministrit Gabriel Attal të qëndrojë në detyrë për stabilitetin e vendit, shkruan “RTSH”.

Attal tha se do të jepte dorëheqjen si kryeministër, pasi koalicioni qendror i Macron doli i dyti në zgjedhje pas Frontit të Ri Popullor të krahut të majtë (NFP).

Franca është tani në paqëndrueshmëri politike pasi asnjë nga tre blloqet kryesore nuk fitoi një shumicë të plotë në zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare.

Ndryshe nga një javë më parë, kur Tubimi Kombëtar doli forcë e parë, në balotazhin e së dielës partia e ekstremit të djathtë në Francës nuk arriti të fitojë shumicën.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme franceze, Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë fitoi 182 vende, blloku qendror i presidentit Macron “Së bashku” fitoi 168 ulëse dhe Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen dhe aleatët e tij fituan 143 vende. (Fatosi)