Vijon në Pekin projekti i restaurimit të seksionit Jiankou të Murit të Madh
2024-07-09 14:14:05

Foto:VCG

Foto:VCG

Dyzet vjet më parë, në Pekin filloi një fushatë për të mbrojtur Murin e Madh me ndihmën e fondeve sociale.

Sot, forcat sociale ende luajnë një rol vendimtar në mbrojtjen dhe restaurimin e Murit të Madh, shkruan “Xinhua”.

Një projekt i vazhdueshëm restaurimi i seksionit Jiankou të Murit të Madh adopton një qasje arkeologjike dhe restaurim të njëkohshëm, ku puna arkeologjike përfundon në një seksion përpara se të fillojë restaurimi.

Projekti i restaurimit, me pjesëmarrjen e institucioneve kërkimore, universiteteve dhe organizatave sociale të angazhuara në aktivitete jofitimprurëse, është planifikuar të përfundojë në vitin 2026.  (Fatosi)