Xi Jinping-u i dorëzon flamurin e nderit kompanisë së artilerisë raketore
2024-07-09 19:47:45

Foto nga CMG

Me rastin e 97-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, Komisioni Qendror Ushtarak organizoi të martën në Pekin një ceremoni madhështore të dhënies së titullit të nderit. Xi Jinping, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i dha flamurin e nderit njësisë fituese të titullit të nderit.

Zhang Youxia, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, lexoi urdhrin e nënshkruar nga Xi Jinping-u për dhënien e titullit të nderit nga Komisioni Qendror Ushtarak. He Weidong, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK dhe nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, kryesoi ceremoninë.

Xi Jinping-u i dha flamurin e nderit kompanisë së dytë të batalionit të parë të një brigade të Ushtrisë që fitoi titullin e nderit "Kompani e dalluar e artilerisë raketore". Përfaqësuesit e oficerëve dhe ushtarëve e përshëndetën Xi Jinping-un dhe morën solemnisht flamurin e nderit. Xi i përshëndeti përzemërsisht dhe bëri një fotografi me ta. (Çang Çuo)