Kina dhe SHBA-ja bien dakord të mbajnë komunikimin për kontrollin e drogës
2024-07-09 16:13:57

CFP

CFP

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord të mbajnë komunikim mbi kontrollin e drogës dhe bashkëpunimin në zbatimin e ligjit, gjatë një takimi me video midis këshilltarit shtetëror kinez dhe ministrit të Sigurisë Publike, Wang Xiaohong, dhe sekretarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Alejandro Mayorkas, njofton “CGTN”.

Wang tha se palët duhet të zbatojnë konsensusin e rëndësishëm midis dy krerëve të shteteve, të respektojnë njëri-tjetrin, të menaxhojnë dallimet dhe të promovojnë bashkëpunimin.

Ai shtoi se të dy vendet duhet të thellojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si kontrolli i drogës, riatdhesimi i emigrantëve të paligjshëm dhe lufta kundër krimit transnacional, në mënyrë që të arrihen më shumë rezultate në bashkëpunimin në zbatimin e ligjit.

Wang theksoi gjithashtu se SHBA-ja duhet t'i kushtojë rëndësi të madhe shqetësimeve të Kinës dhe të demonstrojë sinqeritet përmes veprimeve konkrete, në mënyrë që të avancojë bashkëpunimin. (Fatosi)