Kinë, 848 milionë juanë për kontrollin e përmbytjeve
2024-07-09 16:15:21

Foto nga VCG

Ministria e Financave e Kinës njoftoi të martën se është caktuar një fond 848 milionë juanë (rreth 117 milionë dollarë) për punën e kontrollit dhe zbutjes së pasojave të përmbytjeve në bashkinë Chongqing, Rajonin Autonom Guangxi-Zhuang dhe 10 provinca, përfshirë Hunan, Anhui dhe Guangdong. (Çang Çuo)