Ministria e Jashtme kineze: Rajoni i Azi-Paqësorit nuk ka nevojë për bllok ushtarak
2024-07-09 14:44:35

Ministria e Jashtme e Kinës

Ministria e Jashtme e Kinës

Rajoni i Azi-Paqësorit nuk ka nevojë as për një bllok ushtarak dhe as për një rreth të vogël që provokon konfrontim midis kampeve dhe nxit një Luftë të re të Ftohtë, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, shkruan “CGTN”.

Lin Jian i bëri komentet në përgjigje të një pakti mbrojtës të nënshkruar të hënën midis Japonisë dhe Filipineve, që lejon vendosjen e forcave ushtarake të njërës në territorin e tjetrit.

“Shkëmbimet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve nuk duhet të rrezikojnë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë midis vendeve në rajon, nuk duhet të dëmtojnë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe nuk duhet të synojnë ose dëmtojnë interesat e një pale të tretë”,- tha Lin.

Sipas tij, çdo akt që rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal dhe minon unitetin dhe bashkëpunimin rajonal do të ftojë alarmin dhe kundërshtimin e njerëzve në rajon.

“Japonia duhet të reflektojë seriozisht mbi historinë e saj të agresionit dhe të jetë e kujdesshme në fjalët dhe veprimet e saj kur bëhet fjalë për sigurinë”,- tha Lin. (Fatosi)