Divjaka mirëpriti turneun e parë të regbisë në Shqipëri
2024-07-09 15:47:41

Regbi ne Divjake (Foto olympicalbania)

Regbi ne Divjake (Foto olympicalbania)

Divjaka mirëpriti turneun e parë në Shqipëri të regbisë në plazh, “Arnisa Beach Rugby Tournament 2024”.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bëri të ditur se në këtë aktivitet morën pjesë ekipe të moshave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe Spanja, shkruan “ATSH”.

Sipas KOKSH-it, zhvillimi i këtij aktiviteti shënon një hap të rëndësishëm në promovimin e sportit të regbisë në Shqipëri. (Fatosi)