Kina arrin regjistrime të larta rekord të automjeteve me energji të re në gjashtëmujorin e parë
2024-07-09 15:55:45

CFP

CFP

Një rekord prej afro 4.4 milionë automjetesh me energji të re (NEV) u regjistruan rishtazi në Kinë në gjysmën e parë të vitit, duke e çuar numrin total të NEV-ve në rrugë në rreth 24.72 milionë deri në fund të qershorit, njoftua autoritetet përgjegjëse, citon “Xinhua”.

Kjo paraqet një rritje prej 39.41 për qind në baza vjetore në regjistrimet e reja. 

Deri në qershor, Kina kishte 440 milionë mjete motorike në funksionim, duke përfshirë 345 milionë makina.

CFP

CFP

Makinat tërësisht elektrike dominojnë NEV-të, me 18.13 milionë në përdorim, që përbëjnë 73.36 për qind të popullsisë totale të automjeteve me energji të re, sipas të dhënave.

Gati 13.97 milionë shoferë të rinj morën patentën e tyre në gjysmën e parë të vitit. Numri i përgjithshëm i shoferëve të licencuar në Kinë tani është 532 milionë, ku 496 milionë prej tyre janë shoferë makinash.

Në të gjithë vendin, 96 qytete kanë mbi 1 milion makina secila, një rritje me tetë qytete krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Midis tyre, 43 qytete kanë mbi 2 milionë makina, ndërsa 26 qytete kanë më shumë se 3 milionë makina.

CFP

CFP

Popullsia e makinave në Chengdu, Pekin dhe Chongqing tejkalon 6 milionë secila, ndërsa Shangai, Suzhou dhe Zhengzhou secila kanë mbi 5 milionë makina.  (Fatosi)