Zhvillohet në Harbin Festivali Ndërkombëtar i Birrës
2024-07-09 16:08:05

China Daily

China Daily

Harbini priti Festivalin e 22-të Ndërkombëtar të Birrës, duke transformuar një park të madh në një strehë për adhuruesit e birrës dhe duke ofruar një surprizë verore: sallën më të madhe në botë të akullit dhe dëborës, shkruan “China Daily”.

Organizatorët thonë se festivali i këtij viti pati vendin më të madh ndonjëherë dhe se ishte më i larmishëm për sa i përket përzgjedhjes së birrës, duke synuar një përvojë gjithëpërfshirëse kulturore dhe turistike.

Xinhua

Xinhua

Me një sipërfaqe prej më shumë se 300.000 metra katrorë, festivali vjetor, i cili zakonisht zgjat rreth tre javë, mbahet në të njëjtin park që pret “Harbin Ice and Snow World” në dimër.

Festivali ka mbi 1000 lloje birrash nga më shumë se 10 vende, duke përfshirë Kinën, Rusinë, Gjermaninë dhe SHBA-në.

Fuçia e parë e birrës në Kinë u prodhua në fabrikën e birrës Harbin në vitin 1900. Zonat me tematikë në festivalin e birrës ofrojnë gjithçka, nga sallat e birrës, kopshtet dhe kampingjet e deri te ekspozitat komike.

CFP

CFP

Harbini shpreson të përsërisë suksesin e tij në dimër, kur një numër rekord vizitorësh dynden në qytet për të admiruar peizazhin e tij të akullit dhe borës në “Harbin Ice and Snow World”, i cili përmban skulptura të shumta akulli dhe dëbore dhe ka qenë prej kohësh një event i kërkuar për t'u parë prej turistëve nga i gjithë vendi. (Fatosi)

CFP

CFP