Sekretari i ri i Jashtëm britanik Lammy takohet me Baerbock
2024-07-08 16:29:11

Lammy takon ministren e jashtme gjermane (Foto ATSH)

Lammy takon ministren e jashtme gjermane (Foto ATSH)

Sekretari i ri i Jashtëm britanik, David Lammy u takua të shtunën me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në Berlin, një ditë pas ardhjes në detyrë pas zgjedhjeve britanike, njofton ATSH.

Baerbock e quajti Britaninë e Madhe një pjesë të domosdoshme të Evropës”. “Qoftë në shkencë, kulturë apo siguri – ne punojmë ngushtë së bashku”, tha kryediplomatja gjermane në një postim në X.

“Së bashku me qeverinë e re britanike, ne po shqyrtojmë se si Britania e Madhe mund të afrohet sërish me BE-në”, shtoi Baerbock.

Lammy e kishte përjashtuar mundësin e një kthimi të BM-së në BE ose në bashkimin doganor përpara se të merrte detyrën.

Pas fitores spektakolare të Laburistëve në zgjedhje, Lammy u emërua të premten si Sekretar i ri i Jashtëm i vendit.

Laburistët zëvendësuan Partinë Konservatore, e cila kishte qenë në qeveri për 14 vjet. Lammy kishte treguar se ai shpresonte të vizitonte disa aleatë kryesorë shumë shpejt nëse partia e tij fitonte zgjedhjet, duke përfshirë Gjermaninë.

Qeveria laburiste e kryeministrit Keir Starmer dëshiron të përfundojë një pakt të gjerë sigurie me BE-në. Ai synon gjithashtu të mbulojë fusha të tilla si energjia dhe klima, si dhe bashkëpunimi më i ngushtë në industrinë e mbrojtjes.

“Gjatë takimit me Lammy gjithashtu u diskutua rreth mënyrës se si do të organizohej mbështetja për Ukrainën së bashku me aleatët”, tha Ministria e Jashtme në Berlin duke iu referuar samitit të NATO-s të planifikuar të martën në Uashington.(Fatosi)