Pritja zyrtare per 75-vjetorin e marredhenieve Shqiperi-Kine (Foto CMG)
Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë zhvilloi të martën në mbrëmje pritjen zyrtare me rastin e festimit të 75-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë. Ambasadorja e Kinës, Pang Chunxue, në fjalën e saj theksoi se gjatë 75 viteve të fundit, Kina ka bërë arritje të jashtëzakonshme ekonomike.
“Kina është zhvilluar nga një vend i varfër dhe i prapambetur në ekonominë e dytë më të madhe në botë, si dhe në vendin numër 1 në botë për sa i përket tregtisë së mallrave dhe prodhimit. Kina ka qenë kontribuuesi më i madh në rritjen ekonomike botërore për shumë vite me radhë. Në gjysmën e parë të vitit 2024, ekonomia e Kinës ka ruajtur një rritje të qëndrueshme, me Prodhimin e Brendshëm Bruto të rritur me 5%”,- tha ajo.
Pritja zyrtare per 75-vjetorin e marredhenieve Shqiperi-Kine (Foto CMG)
Ambasadorja Pang u ndal edhe te reformat dhe zhvillimi i mëtejshëm i Kinës:
“Kemi çdo arsye të besojmë se Kina, me zhvillim cilësor dhe hapje të nivelit të lartë, do të sjellë më shumë mundësi për vendet në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë”.
Kryediplomatja kineze në Shqipëri i cilësoi marrëdhëniet dypalëshe si një kapitull miqësie dhe nënvizoi se në vitet 1960 dhe 1970, Kina dërgoi më shumë se 6000 ekspertë dhe asistoi në më shumë se 140 projekte në Shqipëri, duke ofruar mbështetje të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë. Disa nga projektet janë ende në funksion edhe sot.
Pritja zyrtare per 75-vjetorin e marredhenieve Shqiperi-Kine (Foto CMG)
Ajo vlerësoi se vitet e fundit, marrëdhëniet Kinë-Shqipëri kanë ruajtur një vrull të shpejtë zhvillimi.
“Duke qëndruar në kryqëzimin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Ambasada e Kinës në Shqipëri është e gatshme të punojë me të gjitha qarqet e Shqipërisë për të promovuar marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha nivelet, për të lehtësuar shkëmbimin e përvojave në qeverisjen e shtetit dhe për të forcuar bashkëpunimin pragmatik në kuadrin e nismës “Një brez, një rrugë” dhe Mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Ne do të inkurajojmë më shumë kompani kineze të investojnë dhe të operojnë në Shqipëri dhe do të lehtësojmë shkëmbimet mes popujve të dy vendeve dhe shkëmbimet kulturore, në mënyrë që të forcojmë marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë si dhe miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë në epokën e re”, - tha ajo.
Pritja zyrtare per 75-vjetorin e marredhenieve Shqiperi-Kine (Foto CMG)
Pritja zyrtare per 75-vjetorin e marredhenieve Shqiperi-Kine (Foto CMG)
Të pranishëm në pritjen zyrtare ishin zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa, përfaqësues të Bashkisë Tiranë, trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, përfaqësues të medias dhe të komunitetit kinez në Shqipëri.
Pritja u mbyll me interpretime të artistëve kinezë, pjesë e veprimtarive të Javës Kulturore Kineze si dhe dokumentari i regjisores dhe producentes shqiptare Jona Hasija, “Kina, gjërat që ndoshta ju nuk i dini”. (Eda Merepeza)
Pritja zyrtare per 75-vjetorin e marredhenieve Shqiperi-Kine (Foto CMG)