Foto nga MPJ
Të enjten, sipas kohës lokale, Wang Yi, Anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK dhe Ministër i Jashtëm i vendit, u takua në Nju Jork me Ministrin e Jashtëm të Danimarkës Lars Lokke Rasmussen, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Wang Yi tha se Danimarka është i vetmi partner strategjik gjithëpërfshirës i Kinës në Evropën Veriore. Prej kohësh marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë në ballë të marrëdhënieve të Kinës me vendet nordike.
Viti i ardhshëm shënon 75 vjetorin e lidhjeve diplomatike mes Kinës dhe Danimarkës. Të dyja palët do të kremtojmë së bashku këtë përvjetor të rëndësishëm, për t'i dhënë energji të re marrëdhënieve dypalëshe.
Ne jemi të gatshëm të punojmë me Danimarkën, për të planifikuar shkëmbime të nivelit të lartë dhe për të udhëhequr zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kina ka vendosur të zbatojë një politikë pa viza për Danimarkën. Ajo mirëpret sa më shumë miq danezë të vijnë në Kinë. Shpresojmë që Danimarka do të prezantojë masa më të përshtatshme për personelin kinez për të vizituar vendin. Urojmë Danimarkën për zgjedhjen e saj si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Të dy palët mund të forcojnë komunikimin dhe koordinimin, për të dhënë kontribute për paqen dhe sigurinë botërore.
Rasmussen tha se marrëdhëniet Danimarkë-Kinë kanë ruajtur një vrull të mirë zhvillimi. Bashkëpunimi në fusha të ndryshme po përparon pa probleme. Danimarka i përmbahet politikës së një Kine. Pres që vitin e ardhshëm të festojmë 75 vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike me Kinën. Falenderojmë Kinën për zbatimin e një politike pa viza për Danimarkën, e cila do të nxisë akoma më shumë bashkëpunimin turistik dhe shkëmbimet e personelit. Danimarka ka patur përfitime nga tregtia e lirë, ndaj do të vazhdojë t'i përmbahet asaj dhe të promovojë globalizimin ekonomik.
Shprehim bindjen se Kina dhe Evropa do të kërkojnë metoda për të trajtuar më mirë mosmarrëveshjet tregtare. Danimarka do të shërbejë si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit vitin e ardhshëm, ndaj shpreson të marrë mbështetjen e Kinës për të bërë përpjekje për sfidat globale. (Çang Çuo)