Kinë, mbahet mbledhja për analizimin e situatës ekonomike aktuale
2024-09-26 21:20:47

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së mbajti të enjten një mbledhje për analizimin dhe shqyrtimin e situatës ekonomike aktuale dhe për përcaktimin e masave për punën ekonomike në fazën e ardhshme. Mbledhjen e kryesoi sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping.

foto: VCG

Foto nga VCG

Në këtë mbledhje u vu në dukje se, që nga fillimi i këtij viti, nën udhëheqjen e Xi Jinping-ut dhe të Komitetit Qendror të PKK-së, Kina ka rritur masat e kontrollit makroekonomik, ka thelluar reformat e hapjen, ka zgjeruar kërkesën e brendshme dhe ka optimizuar strukturën ekonomike. Në përgjithësi, ekonomia ka pasur një paraqitje të qëndrueshme, me rritje të qëndrueshme, forcat e reja prodhuese janë zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme, mirëqenia e popullit është ruajtur, janë bërë përparime pozitive në parandalimin dhe zgjidhjen e rreziqeve në sektorët kryesorë, zhvillimi me cilësi të lartë po përparon vazhdimisht dhe situata shoqërore mbahet e qëndrueshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në mbledhje u theksua se bazat aktive themelore të ekonomisë kineze mbeten të pandryshuara, si potenciali i madh i tregut, elasticiteti i fortë i ekonomisë dhe qëndrueshmëria ekonomike. Ndërkohë, situata aktuale ekonomike duhet të shqyrtohet në mënyrë të plotë e objektive, vështirësitë duhet të përballohen siç duhet dhe duhet të forcohet besimi.

Mbledhja theksoi nevojën për të shtuar rregullimin anticiklik të politikave fiskale dhe monetare, për të garantuar shpenzimet e nevojshme publike fiskale dhe për të bërë një punë të mirë garantimi në nivel bazë. Duhet të emetohen dhe përdoren mirë bonot e veçanta të qeverisë me maturim afatgjatë dhe bonot e posaçme të pushtetit vendor për të rritur investimet publike, të ulet norma e rezervës së depozitave dhe të zbatohen ulje më të forta të normës së interesit. Duhet të stabilizohet tregu i pasurive të paluajtshme, të rishikohen politikat e kufizimit të blerjes së banesave dhe të ulen normat e interesit për kreditë ekzistuese për banesa. Duhet të përmirësohen politikat për tokën, tatimet dhe financat për të krijuar një model të ri zhvillimi për tregun e pasurive të paluajtshme. Gjithashtu, duhet të mbështetet bashkimi dhe riorganizimi i kompanive të listuara në bursë dhe të nxitet përparimi gradual i reformave të fondeve publike, e të studiohen masa për mbrojtjen e investitorëve të vegjël dhe të mesëm.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mbledhja theksoi se është e nevojshme të ndihmohen ndërmarrjet për përballimin e vështirësive dhe të rregullohet më tej sjellja e autoriteteve rregullatore dhe  ligjzbatuese ndaj ndërmarrjeve. Duhet të miratohet ligji për promovimin e ekonomisë private për të krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e ekonomisë jopublike, të kombinohet nxitja e konsumit me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, të stimulohet rritja e të ardhurave të grupeve me të ardhura të ulëta e të mesme dhe të përmirësohet struktura e konsumit. Njëkohësisht, duhet të zhvillohen forma të reja konsumi. Ndërkohë, duhet të shtohen përpjekjet për të tërhequr dhe mbajtur investimet, duke përshpejtuar dhe zbatuar reformat për hyrjen e investimeve të huaja në sektorin e prodhimit, për të optimizuar më tej mjedisin biznesit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mbledhja nënvizoi se duhet të ruhet mirëqenia dhe të vihet fokusi te sigurimi i punësimit për grupet si të diplomuarit e rinj, punëtorët nga fshati, njerëzit që kanë dalë varfëria dhe familjet që nuk kanë asnjë pjesëtar të punësuar. Gjithashtu, do të rritet ndihma për grupet që përballen me vështirësi në gjetjen e punës, si të moshuarit, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ata që kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë.

Në mbledhje u diskutuan edhe çështje të tjera.