"Kina ka gjetur një rrugë të pashembullt për modernizimin e stilit kinez." Me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, personalitetet ndërkombëtare kanë bërë këtë koment. 75 vitet e fundit, Kina, kjo fuqi e madhe lindore, e cila dikur ishte e varfër dhe e prapambetur, krijoi dy mrekulli, zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe stabilitetin afatgjatë social, çka mahnit botën.
Foto nga VCG
Aktualisht, Kina po promovon në mënyrë të gjithanshme ndërtimin e një vendi të fuqishëm dhe përtëritjen kombëtare përmes modernizimit të stilit kinez. Vëzhguesit ndërkombëtarë po ndjekin me vëmendje: Si do të avancojë Kina modernizimin e saj të stilit kinez? Çfarë mundësish të reja Kina do t'i sjellë botës? Më 30 shtator, presidenti Xi Jinping u dha përgjigjen në fjalimin e tij të rëndësishëm gjatë pritje për 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
"Duhet të mbetet në këmbë udhëheqja e Partisë Komuniste Kineze", "Duhet të mbahet rruga e socializmit me karakteristika kineze", "Duhet të mbahet përqendrimi te populli", "Duhet të ndiqet rruga e zhvillimit paqësor" — këto katër pika janë në përputhje me tiparet e veçanta dhe kërkesat thelbësore të modernizimit të stilit kinez të propozuara në Kongresin e 20-të të PKK-së. Ato përmbledhin përvojën e kaluar dhe udhëzojnë zhvillimin e ardhshëm, duke treguar drejtimin për nxitjen e modernizimit të stilit kinez.
Aktualisht evolucioni i ndryshimeve të shekullit po përshpejtohet, situata gjeopolitike është serioze dhe rimëkëmbja ekonomike botërore është e dobët, ndërsa një revolucion i ri teknologjik dhe ndryshime industriale po ofrojnë mundësi të reja zhvillimi. Bota ka nevojë për paqen dhe stabilitet, si dhe për vrull të përbashkët të zhvillimit. Bazuar përvojat e saj të suksesshme, Kina ka aftësinë të sjellë mundësi të reja për botën përmes avancimit të modernizimit të saj të stilit kinez.
Foto nga VCG
Mundësitë ofrohen nga koncepti i "paqes". Modernizimi i stilit kinez ndjek rrugën e zhvillimit paqësor, dhe avancimi i tij do të promovojë paqen dhe stabilitetin global. Nga ndërmjetësimi në krizën e Ukrainës, deri te ndërmjetësimi midis Iranit dhe Arabisë Saudite, dhe më tej te mbështetja për pajtimin e brendshëm palestinez, Kina ka bërë përpjekje të vazhdueshme për paqen globale.
Mundësitë vjen nga fakti që modernizimi i stilit kinez do të nxitë zhvillimin e përbashkët të vendeve të mdryshme. Në Plenumin e Tretë të Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së, Kina njoftoi se do të përmirësojë mekanizmat e hapjes në nivelin e lartë dhe do të promovojë zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë, duke ndërtuar një sistem të ekonomisë së tregut socialist në nivelin e lartë. Kjo do të ofrojë më shumë hapësira bashkëpunimi për botën. Nga heqja e vizave me shumë vende, deri te ndërtimi në nivelin e lartë i nismës “Një brez, një rrugë” dhe mbështetja për zbatimin e tetë masave të bashkëpunimit të "Jugut Global", modernizimi i stilit kinez do të krijojë më shumë mundësi për fitime të përbashkëta për shumë vende.
Foto nga VCG
Ndërkohë, modernizimi i stilit kinez do të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e qeverisjes globale. Kina beson se çështjet ndërkombëtare duhet të trajtohen përmes dialogut dhe bashkëpunimit të gjithanshëm, dhe se qeverisja globale duhet të praktikojë "multilateralizmin e vërtetë". Nga propozimi i Nismës Globale për Zhvillim, Nismës Globale për Siguri, dhe Nismës Globale për Qytetërim, deri te mbështetja e palëkundur për vendet në mbrojtjen e të drejtave të tyre legjitime, dhe te mbështetja për reformat e vazhdueshme të OKB-së dhe për rritjen e zërit të “Jugut Global”, Kina ka për qëllim të promovojë zhvillimin e një sistemi të qeverisjes globale më të drejtë dhe të arsyeshëm, si dhe ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit.
Në të ardhmen, modernizimi i stilit kinez do të ofrojë mundësi të reja për botën përmes zhvillimit me cilësi më të lartë dhe hapjes më të madhe. Koha do të tregojë se Kina nuk ndjek një modernizim vetëm për veten, por një modernizim botëror përmes zhvillimit paqësor, bashkëpunimit dhe prosperitetit të përbashkët.