Ditët e fundit, presidenti kinez Xi Jinping u dërgoi një letër përgjigjeje pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Komunikimit të Kinës, duke u shprehur urime për 70-vjetorin të themelimit të universitetit.
Foto nga VCG
Në letrën e tij, Xi shprehu shpresën që, në epokën e re dhe në udhëtimin e ri, universiteti do të zbatojë detyrën themelore për edukimin me virtyte dhe dhënien e njohurive, do të përqendrohet në nevojat e punës lidhur me gazetarinë e opinionin publik, do ta vërë theksin në veçoritë e veta arsimore, do të thellojë reformat dhe inovacionin, do të përmirësojë vazhdimisht nivelin e mësimdhënies e të kërkimit shkencor, si edhe do të përpiqet të trajnojë më shumë talente me cilësi të lartë në fushën e gazetarisë dhe komunikimit, për të dhënë kontribut të ri në zhvillimin e punës së Partisë në fushën e komunikimit, ideologjisë dhe kulturës.
Kohët e fundit, pedagogët dhe studentët e Universitetit të Komunikimit të Kinës i dërguan një letër presidentit Xi, duke raportuar për arritjet e universitetit gjatë 70 vjetëve që prej themelimit, veçanërisht që nga Kongresi i 18-të i PKK-së, e duke shprehur vendosmërinë e tyre për t'i shërbyer më mirë punës promovuese, ideore dhe kulturore të Partisë, si edhe për të dhënë kontribut në promovimin e modernizimit të stilit kinez.