Foto nga VCG
Një koncert simfonik për të kremtuar 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës u mbajt në Pekin të dielën në mbrëmje. Xi Jinping, Li Qiang dhe udhëheqës të tjerë të Partisë e të shtetit e ndoqën këtë shfaqje së bashku me më shumë se 3000 shikues të tjerë, duke rishikuar historinë e lavdishme të Republikës Popullore të Kinës gjatë 75 vjetëve të fundit dhe duke i uruar begati Atdheut të madh.
Foto nga VCG
Koncerti përfshinte një uverturë dhe pesë kohë. Punonjësit e artit dhe të letërsisë integruan kontekstin historik të 75 vjetëve që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në strukturën e koncertit, duke evokuar historinë dhe kujtimet e epokës në veprën e muzikës klasike.
Foto nga VCG
Ishin të pranishëm kuadro qendrorë të Partisë, të qeverisë e të departamenteve ushtarake dhe të Bashkisë së Pekinit, drejtues të komiteteve qendrore të partive demokratike, të Federatës Mbarëkineze të Industrisë e të Tregtisë dhe përfaqësues të personave pa parti. Kishte gjithashtu fitues të "Medaljes së Republikës ", "Medaljes së Miqësisë", "Medaljes 1 Korriku", "Medaljes 1 Gushti" e të titujve kombëtarë të nderit, si edhe përfaqësues të figurave model i përparuar kombëtar, përfaqësues të trajtimit preferencial kombëtar kyç, anëtarë të grupeve vizituese të pakicave kombëtare, përfaqësues të shokëve veteranë, bashkatdhetarë nga Hong-Kongu e Makaoja, bashkatdhetarë nga Tajvani, kinezë jashtë vendit dhe kinezë të kthyer nga jashtë e përfaqësues të të afërmve të tyre, si edhe përfaqësues të oficerëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe të Forcave të Policisë së Armatosur të dislokuar në Pekin dhe përfaqësues nga të gjitha sferat e jetës në kryeqytet. Në koncert merrnin pjesë gjithashtu edhe të dërguar nga vende të ndryshme në Kinë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kinë e të ekspertëve të huaj që punojnë në Kinë.