Foto nga VCG
Tregtia e jashtme e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore në tetë muajt e parë të këtij viti u rrit 30.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftuan të enjten autoritetet doganore vendore.
Vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të rajonit nga janari në gusht arriti në 285.32 miliardë juanë (rreth 40.55 miliardë dollarë), sipas Doganës së Urumqit.
Zëvendësdrejtori i Doganës së Urumqit Li Qinghua tha se rritja e spikatur e tregtisë së jashtme të Xinjiang-ut ka ardhur pjesërisht ngritjes së zonave të magazinave doganore gjithëpërshirëse, që ka rritur efektshmërinë logjistike, si edhe nga zgjerimi i suksesshëm i tregjeve ndërkombëtare.
Tregtia e Xinjiang-ut me vendet që marrin pjesë në nismën "Një brez, një rrugë" u rrit me 28 për qind në tetë muajt e parë të vitit, duke përbërë 92.5 për qind të vlerës së përgjithshme të tregtisë së jashtme të rajonit.
Kazakistani dhe Kirgizistani kanë qenë partnerët kryesorë tregtarë të rajonit gjatë kësaj periudhe.
Tregtia e jashtme e ndërmarrjeve private të Xinjiang-ut bëri një paraqitje të mirë gjatë së njëjtës periudhë, me një rritje të vlerës tregtare 29.6 për qind në krahasim me 8-mujorin e parë të vjetshëm, duke zënë 92.5 për qind të vëllimit të përgjithshëm të rajonit.
Xinjiang-u ka eksportuar produkte më të larta me vlerë të shtuar, duke përfshirë makinat elektrike të udhëtarëve dhe bateritë jon-litium.
Xinjiang-u ndodhet në zemër të kontinentit euroaziatik dhe shërben si një qendër e rëndësishme transporti në Brezin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit, një përbërës thelbësor i nismës "Një brez, një rrugë", e cila u propozua nga Kina më 2013.