Burgu i grave në Tiranë do të shërbejë si burg i hapur
2024-07-08 11:36:27

Mbyllet burgu i grave (Foto RTSH)
Burgu i grave në Tiranë i njohur si IEVP 325 do të ndryshojë destinacion, njofton RTSH. 54 gra të burgosura dhe të paraburgosura, u zhvendosën javën e kaluar në burgun e Pojskës, në Pogradec, rreth 125 km nga kryeqyteti.
Kjo është një godinë e re i sigurisë së zakonshme dhe me kushte sipas standardeve.
Ndërsa burgu i grave në Tiranë do të shërbejë si burg i hapur. Në këtë institucion do të mbahen të dënuarit në gjysmë liri, ata të cilët shkojnë në burg vetëm natën, pasi ditën punojnë ose do të ndjekin një shkollë, thanë autoritetet. (Fatosi)
Lajmet Kryesore
