Regata Brindisi-Vlorë, rekord garuesish shqiptarë dhe italianë me 50 vela
2024-07-08 15:45:05

Ministri Balla në Portin e Vlorës (Foto ATSH)

Ministri Balla në Portin e Vlorës (Foto ATSH)

Në Vlorë u zhvillua edicioni i 13-të i “Regata del Grande Salento Brindisi-Vlorë”, në të cilën morën pjesë një numër rekord garuesish me plot 50 anije me vela, njofton ATSH.

Garuesit përshkuan për disa orë Kanalin e Otrantos për të mbërritur në Gjirin e Vlorës. Gara plot emocion, dhuroi momente magjike në ekuipazhet e velistëve italianë dhe atyre shqiptarë.

Ky aktivitet vlerësohet si një nga aktivitetet më të mëdha mes dy brigjeve të Adriatikut dhe përbën një moment kulmor në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve që lagen nga i njëjti det.

“Regata del Grande Salento Brindisi-Vlorë”, lindi në 2011-ën, në përvjetorin e 20-të të zbarkimit të emigrantëve shqiptarë në Brindisi.

Aktiviteti përkujton të njëjtin itinerar të emigrantëve shqiptare me shpresën për një ditë të re dhe të ardhme ndryshe.(Fatosi)