Kina shënon 87 vjetorin e luftës së rezistencës kundër agresionit japonez
2024-07-08 14:31:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina shënoi të dielën 87-vjetorin e fillimit të luftës së saj të rezistencës mbarëkombëtare kundër agresionit japonez, njofton Xinhua.

Më 7 korrik 1937, ushtarët japonezë sulmuan forcat kineze në Urën Lugou, duke shënuar fillimin e pushtimit në shkallë të plotë të Japonisë ndaj Kinës dhe rezistencës së gjithë kombit të Kinës kundër pushtuesve japonezë.

Në orën 9 të mëngjesit në Muzeun e Luftës së Rezistencës Popullore Kineze  u mbajt ceremonia e cila nisi me himnin kombëtar të Kinës.

U recituan poezi dhe u interpretuan këngë nga studentë nga kryeqyteti për të shprehur vendosmërinë e brezit të ri për të çuar përpara shpirtin e heronjve dhe martirëve, modernizimin e Kinës dhe për të kontribuuar në ndërtimin e një kombi të fortë dhe përtëritjen kombëtare.

Të pranishmit bënë homazhe me lule dhe u përkulën për të nderuar ata që dhanë jetën në luftën kundër agresionit japonez.

Në ceremoni morën pjesë rreth 500 persona, përfshirë veteranë të luftës dhe familjarë të ushtarakëve të luftës. (Fatosi)