Starmer refuzon planin e konservatorëve për Ruandën
2024-07-08 11:54:12

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer konfirmoi të shtunën se ai nuk ishte i përgatitur për të vazhduar planin e qeverisë së mëparshme konservatore për të dëbuar emigrantët në Ruandë, njofton RTSH.

Starmer tha se ”plani i diskutueshëm i qeverisë së mëparshme për të dërguar emigrantë në Ruandë është i vdekur dhe i varrosur”.

Konservatorët e ish-kryeministrit Rishi Sunak ishin zotuar të dërgonin emigrantë dhe azilkërkues në Ruandë në një plan shumë të diskutueshëm shumëmilionësh.

Sunak dhe ministrat e tij kishin thënë se fluturimi i parë i dëbimit me një drejtim për emigrantët në vendin e Afrikës Lindore, Ruanda do të ndodhte në korrik.(Fatosi)