Ministria e Jashtme: Rajonit të Azi-Paqësorit nuk i nevojitet një bllok ushtarak
2024-07-08 20:08:10

Foto nga MPJ

Rajoni i Azi-Paqësorit nuk ka nevojë për një bllok ushtarak, as për ndonjë "rreth të vogël", i cili provokon konfrontim midis kampeve dhe nxit një Luftë të re të Ftohtë, tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Lin Jian i bëri deklaratat në përgjigje të një pakti mbrojtës, të nënshkruar të hënën midis Japonisë dhe Filipineve, që lejon vendosjen e forcave ushtarake në territorin e njëra tjetrës.

Shkëmbimet dhe bashkëpunimet mes dy vendeve, nuk duhet të rrezikojnë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë të vendeve në rajon. Ato nuk duhet të dëmtojnë paqen dhe stabilitetin rajonal. Nuk duhet të synojnë ose dëmtojnë interesat e paleve të treta, tha Lin.

Çdo akt që rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal apo minon unitetin dhe bashkëpunimin, do të nxisë alarmimin dhe kundërshtimin e njerëzve në rajon, shtoi ai.

Zëdhënësi theksoi se gjatë Luftës së Dytë Botërore Japonia ka patur një të shkuar agresioni dhe sundimi kolonial mbi vendet e Azisë Juglindore, duke përfshirë Filipinet, ku u kryen krime lufte.

Japonia duhet të reflektojë seriozisht mbi historinë e saj të agresionit. Ajo duhet të jetë e kujdesshme në shprehjet dhe veprimet e saj, kur bëhet fjalë për sigurinë, tha ai.