Rafting në lumin Vjosë tërheq turistë të shumtë
2024-07-07 20:37:59

Rafting ne Vjose (Foto Atsh)

Rafting ne Vjose (Foto Atsh)

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndau në rrjetet sociale foto të një grupi turistësh të huaj që sfiduan dallgët e Vjosës së egër, duke theksuar se brigjet e këtij lumi çdo ditë preken nga grupe vizitorësh që zbulojnë hiret e saj mes kulturës, sporteve në natyrë, traditës e historisë, shkruan “ATSH”.

Të pasionuar pas sporteve ekstreme dhe turistë të shumtë preferojnë lumin Vjosa për të përjetuar eksperiencën unike të rafting-ut.

Turistët e aventurës përshkojnë me gomone lumin nga Përmeti deri në Këlcyrë me një gjatësi gati 20 km.

Rrjedha është e qetë në disa vende dhe e tërthortë e me dallgë në vende të tjera me thellësi më të madhe.

Turizmi i aventurës gërshetohet shumë mirë në Përmet me traditën, kulinarinë e mikëpritjen. (Irma)