Kina ndan fonde për punën e ndihmës në fatkeqësi
2024-07-07 20:22:34

CFP

CFP

Ministria e Financave dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave në Kinë të shtunën ndanë 540 milionë juanë (rreth 75.75 milionë dollarë amerikanë) fonde për të mbështetur qeveritë lokale në punën e ndihmës ndaj fatkeqësive në lidhje me përmbytjet, fatkeqësitë gjeologjike dhe zjarret në pyje, shkruan “Xinhua”.

503 milionë juanë do të shkojnë në mbështetjen e reagimeve ndaj përmbytjeve dhe fatkeqësive gjeologjike, si kërkimi, shpëtimi dhe zhvendosja e banorëve të prekur në nëntë rajone të nivelit provincial, duke përfshirë Hunan, Anhui dhe Jiangxi. Ndërsa 37 milionë juanë do të ndahen për reagimin ndaj zjarrit në pyll në Mongolinë e Brendshme të Kinës dhe Shanxi, sipas Ministrisë së Financave. Qendra Kombëtare Meteorologjike lëshoi të shtunën një alarm blu për stuhi shiu, pasi reshje të dendura priten të përfshijnë disa pjesë të vendit.

Shira të dendur parashikohen të godasin disa rajone të nivelit provincial në verilindje, veriperëndim, qendrore, lindje dhe jugperëndim të Kinës, duke përfshirë Jilin, Shaanxi, Shandong, Anhui dhe Henan, sipas qendrës meteorologjike.

CFP

CFP

Disa nga këto rajone mund të kenë reshje të dendura shiu me reshje maksimale për orë që i kalojnë 60 milimetra, të shoqëruara me stuhi, sipas qendrës.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)