INSTAT: Aksidentet rrugore shënuan rritje me 47% në janar-maj
2024-07-06 17:49:57

Aksident rrugor (Foto Atsh)

Aksident rrugor (Foto Atsh)

Instituti i Statistikave bëri të ditur në një raport të publikuar se numri i aksidenteve rrugore shënoi rritje të ndjeshme në pesëmujorin e parë të vitit.

Gjatë periudhës janar-maj ndodhën gjithsej 626 aksidente, me rritje prej gati 47% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve femra në këto aksidente u rrit me 22% dhe i meshkujve, me 59%.

INSTAT-i raporton se në raport me popullsinë, numri i viktimave që kanë humbur jetën është ulur, shkruan “ATSH”.

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit, vdekshmëria në aksidente rrugore është 10.1 për 100 aksidente, nga 16.9 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm në maj numërohen 126 aksidente rrugore, nga të cilët 167 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).

Aksidentet rrugore, në 86.5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 29.4% të numrit të aksidenteve gjithsej. (Irma)