Ofruesit e shërbimeve në Hong Kong kanë akses më të lehtë në tregun e pjesës kontinentale
2024-07-06 18:59:18

CFP

CFP

Kina kontinentale do të zbulojë masa të reja për të zgjeruar aksesin në treg për bizneset e shërbimeve dhe profesionistët nga Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut (HKSAR), njoftoi Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Nga këto masa do të përfitojnë sektorët e shërbimeve në Hong Kong, si ligji, financa, arkitektura dhe shërbimet audiovizive, tha zëdhënësi i ministrisë, He Yadong, në një konferencë për shtyp, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me një marrëveshje të fundit midis pjesës kontinentale dhe Hong Kongut për të liberalizuar dhe rritur më tej bashkëpunimin në tregtinë e shërbimeve.

CFP

CFP

Marrëveshja u arrit pas konsultimeve midis Ministrisë së Tregtisë, departamenteve përkatëse dhe qeverisë së HKSAR nën Marrëveshjen e Partneritetit të Afërt Ekonomik (CEPA), sipas një deklarate të mëparshme të lëshuar nga ministria.

E nënshkruar në vitin 2003, CEPA ka lehtësuar ndjeshëm liberalizimin e tregtisë si në mallra ashtu edhe në shërbime.

Ndër 160 sektorët e tregtisë së shërbimeve të klasifikuara nga Organizata Botërore e Tregtisë, Kina kontinentale tani ka hapur 153 për Hong Kongun, sipas zëdhënësit. (Irma)

CFP

CFP