Ministri Balla: Policia e Shtetit do të vijojë goditjen ndaj armëmbajtjes pa leje
2024-07-06 17:52:05

Ministri Balla per armembajtjen pa leje (Foto Atsh)

Ministri Balla per armembajtjen pa leje (Foto Atsh)

Ministri i Brendshëm shqiptar, Taulant Balla, reagoi në lidhje me tre operacione të Policisë së Shtetit kundër armëmbajtjes pa leje.

“Policia e Shtetit vijon goditjen e fenomenit të armëmbajtjes pa leje. Përgëzime Policisë së Elbasanit, Vlorës dhe Tiranës për rezultatet kundër armëmbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”,- deklaroi ministri Balla në një postim në rrjetet sociale, përcjellë nga “ATSH”.

Në tre operacionet e lartpërmendura u sekuestruan armë, municione dhe lëndë narkotike. Në pranga përfunduan tre persona, me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të lëndëve narkotike. (Irma)