Studiuesit: Uragani “Beryl” në Karaibe sjell në vëmendje rolin e ndryshimit të klimës
2024-07-06 19:08:16

Uragani (Foto Rtsh)

Uragani (Foto Rtsh)

Uragani “Beryl” ka shkatërruar disa pjesë të Karaibeve dhe sipas studiuesve po vë në qendër të vëmendjes rolin e ndryshimit të klimës.

Me shpejtësi maksimale të qëndrueshme të erës prej më shumë se 257 km/orë, ai u bë uragani më i hershëm i kategorisë së pestë të Atlantikut në rekordet e rreth 100 viteve, shkruan “RTSH”.

Në fakt, ka pasur vetëm një rast të mëparshëm të regjistruar të një stuhie të kategorisë pesë në Atlantik në korrik, uragani “Emily”, më 16 korrik 2005.

Shkaqet e stuhive individuale janë komplekse, duke e bërë të vështirë atribuimin e plotë të rasteve specifike me ndryshimet klimaterike. Por temperaturat jashtëzakonisht të larta të sipërfaqes së detit shihen si një arsye kryesore pse uragani “Beryl” ka qenë kaq i fuqishëm, sipas studiuesve.

“Ne e dimë se ndërsa ngrohim planetin, po ngrohim edhe temperaturat e sipërfaqes së detit. Dhe ne e dimë se ato ujëra të ngrohta të oqeanit janë një burim kritik për uraganet”,- deklaroi Andra Garner, profesoreshë në Universitetin “Roëan” në SHBA.

Shumica e uraganeve të mëdha ndodhin në fund të gushtit dhe shtatorit. Ndërsa një uragan i kategorisë së pestë është i padëgjuar në fillim të sezonit, forca e tij përshtatet në tablonë më të gjerë se si këto stuhi po ndryshojnë në një botë që po ngrohet.

“Uragani “Beryl” krijon një precedent për atë që kemi frikë se do të jetë një sezon uraganesh shumë aktiv, shumë i rrezikshëm, që do të ndikojë në të gjithë pellgun e Atlantikut”,- deklaroi Ko Barrett, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike. (Irma)