Fujian pati 420.000 udhëtime nga Tajvani në gjysmën e parë të vitit
2024-07-06 18:37:29

CFP

CFP

Provinca Fujian pati rreth 420.000 udhëtime të kryera nga bashkatdhetarët e Tajvanit në gjysmën e parë të vitit, njoftoi të premten Administrata Kombëtare e Emigracionit, citon “Xinhua”.

Shifra regjistroi një rritje prej 120 për qind në baza vjetore, të cilën administrata ia atribuoi masave mbështetëse të zbatuara në provincën lindore përballë Tajvanit.

Në janar, një grup prej 10 politikash hyrje-dalje për bashkatdhetarët e Tajvanit u vunë në fuqi për të nxitur shkëmbimet e personelit midis Fujian dhe Tajvanit dhe për të krijuar kushte të favorshme që bashkatdhetarët në Tajvan të jetojnë dhe të punojnë në Fujian, pjesë e përpjekjeve për të thelluar zhvillimin e integruar ndërngushticor.

Sipas administratës, gati 106.000 udhëtime të kryera nga bashkatdhetarët e Tajvanit kanë pasur shërbime më të përshtatshme të zhdoganimit në portet në Fujian që nga janari.

Administrata premtoi përpjekje të mëtejshme për lehtësira për bashkatdhetarët e Tajvanit që studiojnë, punojnë, fillojnë biznese dhe banojnë në Fujian. (Irma)