Gjermania, vendi i dytë në botë pas SHBA-së që pranon emigrantë
2024-07-06 17:45:39

Emigrantet ne Gjermani (Foto Panorama)

Emigrantet ne Gjermani (Foto Panorama)

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) bëri të ditur se Gjermania është vendi i dytë në botë pas SHBA-së që pranon emigrantë.

Rreth një e gjashta e popullsisë së Gjermanisë (14 milionë) përbëhet nga emigrantë.

Në vitin 2022, në Gjermani jetonin më shumë se 14 milionë emigrantë. Shumica e tyre janë persona nën lëvizjen e lirë të njerëzve brenda BE-së, të ndjekur nga punëtorët emigrantë nga vendet joanëtare të BE-së, si dhe refugjatët.

Që atëherë, listës i janë shtuar më shumë se një milion refugjatë ukrainas dhe rreth 600.000 azilkërkues të tjerë, shkruan “Panorama”.

Një grup tjetër që, sipas OECD-së, duhet të inkurajohet më tej dhe integrimi i tyre të thjeshtohet shpejt janë njerëzit me kualifikim të lartë. Është midis këtij grupi që hendeku i punësimit në raport me popullsinë vendase është më i madh dhe krahasimi me vendet e tjera të OECD dhe BE është edhe këtu mjaft negativ. Në Gjermani është veçanërisht e vështirë për ta që të gjejnë një punë që korrespondon me kualifikimet e tyre. Arsyeja është shpesh njohja e ngadaltë e diplomave. Mes 800.000 emigrantëve që aplikuan kohët e fundit për njohje, vetëm tre të katërtat thanë se kualifikimet e tyre ishin pranuar, të paktën pjesërisht.

E ngarkuara e qeverisë federale për Integrimin, Reem Alabali-Radovan, tha se çdo euro e investuar në këtë fushë është para e shpenzuar mirë.

Ajo theksoi se integrimi në Gjermani funksionon shumë më mirë se reputacioni i tij. Megjithatë, sipas saj, mbetet shumë për të bërë.

“Sistemi ynë arsimor nuk është përshtatur ende me shoqërinë e emigracionit që kemi qenë për një kohë të gjatë”,- theksoi Alabali-Radovan. (Irma)