Sllovakia e klasifikon atentatin ndaj kryeministrit si akt terrorist
2024-07-06 18:14:28

Atentati ndaj Fico (Foto Rtsh)

Atentati ndaj Fico (Foto Rtsh)

Autoritetet sllovake e klasifikojnë përpjekjen për të vrarë kryeministrin Robert Fico si një akt terrorist dhe jo si një atentat, deklaroi kryeprokurori i vendit, Maros Zilinka, përcjell “RTSH”.

Fajtori tani përballet me burgim të përjetshëm për krimin e kryer në maj dhe kushdo që shpreh miratimin publik për krimin mund të dënohet me burgim, sipas klasifikimit të ri.

Fico, një populist i krahut të majtë, u plagos rëndë pasi u qëllua disa herë nga një kundërshtar i qeverisë, ndërsa doli për t’u bashkuar me mbështetësit që prisnin pas një takimi të qeverisë në qytetin Handlova.

Sulmuesi, i arrestuar menjëherë më pas, aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak.

Gjatë marrjes në pyetje në polici ai tha se ishte i motivuar nga urrejtja ndaj Ficos dhe politikave të tij të qeverisë, sipas një dokumenti gjyqësor. (Irma)