Rrjeti 5G i Kinës mbulon mbi 90 % të fshatrave të vendit
2024-07-05 20:53:06

foto nga CFP

foto nga CFP

Rrjeti 5G i Kinës mbulon tani çdo qytet dhe qytezë në vend, si dhe më shumë se 90 për qind të fshatrave, treguan të premten të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit. 

Kina ka ngritur një rrjet udhëheqës në botë të informacionit dhe komunikacionit, me 3.84 milionë stacione bazë 5G, të cilat përbëjnë më shumë se 60 për qind të numrit të përgjithshëm global, sipas ministrisë. 

Që nga dhënia e kontingjentit të parë të lejeve për përdorim komercial të 5G-së në Kinë  pesë vjet më parë, kjo teknologji është integruar në sektorë të ndryshëm, si industria, energjetika, minierat, shëndetësia dhe arsimi, duke u promovuar e zbatuar në shkallë të gjerë. 

Kina ka ndërtuar gjithashtu 300 fabrika 5G dhe ka nisur mbi 13 000 projekte për aplikimin e "5G plus internet industrial". 

Ministria tha se Kina do të vazhdojë të çojë përpara zhvillimin e 5G-së dhe të zgjerojë mbulimin me rrjet 5G të vendeve të tilla si pikat kulturore e turistike, objektet e kujdesit shëndetësor, universitetet, nyjat e transportit dhe sistemet e metrosë. (Artan)